4 shtëpi në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit janë vjedhur nga hajdutët përgjatë fundjavës.
Gjatë të shtunës dhe të dielës, policia është njoftuar nga pronarët e 4 banesave, që kanë konstatuar se në shtëpitë e tyre kishte hyrë hajduti.
Banesat e vjedhura ndodhen në lagjet nr.8, 13, 14 dhe në fshatin Rrushkull.
Në të gjitha rastet, grupi hetimor ka arritur në përfundimin se bëhet fjalë për hajdutë që kanë vepruar të vetëm.
Asnjëri nga rastet nuk është zbardhur ende, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 04.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr.14/1, është vjedhur banesa e shtetasit G.K., vjeç 52. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.
- Më datë 04.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur banesa e shtetasit A.E., vjeç 62. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.
- Më datë 02.11.2018, në lagjen nr.8, është vjedhur banesa e shtetasit D.Ç, 70 vjeç, banues në Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 03.11.2018, në fshatin Rrushbull, është vjedhur banesa e shtetasit H.L, 55 vjeç, Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.





