Zhvillohet seanca gjyqësore për 35-vjeçarin Ahmet Ajeti i akuzuar si organizator i atentatit ndal Lulzim Berishës. Avokati i Ajetit, kërkoi gjykim të shkurtuar por u refuzua nga gjykata.
Ndërkaq Lulzim Berisha u përfaqësua nga avokati i tij, Detar Hysi. Në seancën e radhës do të thirret për t’u pyetur Lulzim Berisha, Adriatik Coli, Sardian Sulejmani dhe Endrit Dokle.
Ahmet Ajeti akuzohet se në vitin 2005 ka bërë një atentat ndaj Lulzim Berishës.
Ajeti është dënuar në mungesë me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe u ekstradua nga Lipjani i Kosovës, në Shqipëri 4 muaj më parë. Pas ekstradimit, Ajeti kërkoi rihapjen e çështjes, dhe rishqyrtimin e dosjes në prani të tij.





