Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes, pas dhunës së ushtruar në familje.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Ardit Muço, i cili për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, 62-vjeçarit me iniciale F.M.

Sipas policisë, i riu ka goditur gjithashtu me sende të forta djalin e xhaxhait të tij, 24-vjeçarin me iniciale M.M, si dhe ka dëmtuar plastmasin e serës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Shkatërrim prone".