"Kostandini do të mbetet një hero", kështu u shpreh Vasilika Kaçifas, nëna e Kostandinit, i cili u vra nga forcat Renea disa ditë më parë.

Deklarata e nënës së Kaçifas u bë në meshën përkujtimore që u zhvillua në Bularat në nder të të riut minoritar. Ajo kërkoi kthimin e trupit të djalit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit.

"Kostandini im do të jetë një hero dhe unë do të bëhem një nënë e fortë dhe unë do t'i vë zemrës një gur për djalin tim", tha nëna e 35-vjeçarit.

"Ai e donte fshatin e tij dhe Epirin e Veriut", vijoji më tej e ëma.

Ndërkohë mediat në Greqi e konsiderojnë si sjellje çnjerëzore të autoriteteve shqiptare, faktin që nuk po ia kthejnë trupin familjes.