Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Tropojë në orët e para të ditës së diel. Sipas policisë, tritoli ishte vendosur në lagjen “28 Gushti” në lokalin në pronësi të S.Gj.

Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e jashtme të verandës së lokalit, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëmtime materiale.

Pas njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.