Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, kur një makinë "Fiat" me targa italiane e cila udhëtonte nga Laçi në drejtim të Tiranës është përplasur me një "Golf".

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Të plagosurit janë Arbër Gjini 33-vjeç, Trifon Gjini 63-veç dhe Lena Gjini 55-vjeçe, të tre nga e njëjta familje.

Të plagosurit janë transportuar për në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.