Një grafit me hartën e Kosovës ku shkruan “Nuk ka ndarje”, është vizatuar sot në qendër të Beogradit.
Së fundi është duke u diskutuar për idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës.
Mirëpo këtë ide është duke e kundërshtuar Bashkimi Evropian.
Eurodeputetja Tanja Fajon e cila është edhe raportuese e vizave për Kosovën, ditë më parë ka vizituar Serbinë.
Në një intervistë për Danas, ajo ka kritikuar ashpër regjimin e Vuçiq për ngufatjen e demokracisë ndërsa ka folur edhe për çështjen e ndryshimit të kufirit si zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Fajon ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini është duke u kritikuar për ditë e më shumë nga liderët e BE-së.
“Çdo ndryshim kufiri është çështje shumë sensitive. Nuk e mbështes një ide të tillë sepse frikësohem se do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin duke shkaktuar destabilizim. Kjo më brengos mua dhe shumë shtete brenda BE’së. Shpesh po dëgjoj që çdo ditë e më shumë liderët e BE’së po e kritikojnë qëndrimin e Mogherinit sepse ka edhe udhëheqës tjerë në Ballkan që duan ndryshimin e kufijve”.
“Në fund kush pyet se çka do të ndodhë me njerëzit? Ajo që politikanët duhet të bëjnë është që të gjejnë zgjidhje që çon drejt normalizimit të jetës pa manipulime dhe pa popullizëm” ka thënë ajo.
Me poshtë mund ta shihni grafitin të cilin e ka siguruar insajderi.