Qeveria e Maqedonisë bën të ditur se vazhdon koordinimi dhe konsultimi lidhur me projekt-amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe se ato do të dorëzohen konform afatit.
“Dje të gjithë deputetët treguan përgjegjësi që duhet të përshëndetet. U bëjmë thirrje që në periudhën e ardhshme të kyçen edhe në proceset për anëtarësim në NATO dhe BE”.
Lëvizja Besa i është përgjigjur Kryeministrit Zaev rreth deklaratës së tij se nuk do t’i pranojë propozim-amendamentet e opozitës shqiptare.
“Duam t’ju kujtojmë se Lëvizja Besa që nga fillimi i hapjes së proceseve euro-atlantike ishte dhe është një faktor konstruktiviteti, që zgjat dorën e bashkëpunimit. Por, kjo nuk do të thotë të heqim dorë nga postulatet themelore të vizionit politik të Lëvizjes Besa dhe nga besimi që na është dhënë nga shqiptarët”.
Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke prezantuar të ashtuquajturin planin 18 të reformave ka bërë thirrje që procesi reformues të jetë jashtë politikës ditore. Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev parashikon se ndryshimet kushtetuese, që venë në zbatim marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri shtetëror do të përmbyllen fillimin e vitit që vjen.