Policia greke ka reaguar pas vrasjes së ekstremistit Kostandin Kaçifa nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, pas dyluftimit me policinë shqiptare.
Policia greke thotë në reagimin e saj se shefi i policisë në Greqi ka kontaktuar me homologun shqiptar Ardi Veliu, ku është njohur nga ky i fundit me detajet rreth ngjarjes. Gjithashtu policia greke ka kërkuar pjesëmarrjen për zbardhjen e vrasjes së 35-vjeçarit.
“Nuk ka të dhëna dhe as dëshmitarë, që të lidhin ngjarjen e rendë me ngritjen e flamurit grek. Nga momenti i parë, shefi i policisë greke Aristidhis Andrikopulos ka kontaktuar me homologun shqiptar në kuadrin e bashkëpunimit që kanë dhe është informuar për ngjarjen, ndërsa kanë filluar procedurat për pjesëmarrjen e palës greke në investigimin e ngjarjes. Madje, të njëjtat burime theksojnë se po kryhen veprimet e duhura në rrugën diplomatike për pjesëmarrjen e palës greke ne hetimin e ngjarjes, duke u informuar në kohë si dhe me çdo formë bashkëpunimi te kërkuar nga autoritetet shqiptare. Policia greke informon se Konstandinos Kacifas mori pjesë në përgatitjen e fshatit për festen, në vendosjen e flamujve, krejt normalisht”- thuhet në reagimin e policisë greke.