Një "luftë" e ashpër mes një grupi grekësh dhe shqiptarësh ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit në periferi të Athinës. Mediat helene raportojnë se nga konflikti kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi në një park në kryqëzimin e rrugëve Domokos dhe Gerakas, raporton Protothema.
Mësohet se tre nga të plagosurit u transferuan spitalin Sismanoglio dhe tre të tjerë në Kryqin e Kuq, ndërsa policia gjeti në vendin e ngjarjes një armë zjarri pistoletë.
Deri tani nuk ka asnjë informacion se cili është shkaku i këtij konflikti, por policia është duke hetuar nëse ngjarja ka lidhje me vrasjen e një dite më parë të 35-vjeçarit Kostandinos Kacifa në Bularat të Gjirokastrës.