Vidhet një automjet në Durrës.

Policia e qytetit bën me dije se një mjet tip “Benz” ka rënë pre e hajdutëve të paidentikuar.

Ngjarja ka ndodhur me datë 12.10.2018, në lagjen nr.17/1 të qytetit.

Mësohet se makina e vjedhur është në pronësi të shtetasit P.B, vjeç 37, banues në Durrës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.