Pakistanezi Mohammad Rashid Naseem, ka thyer 247 arra me kokë vetëm për një minutë në Green Public High School në Karachi. 32-vjeçari godet me kokë një grumbull arash të vendosura në dy vija të gjata dhe çan qindra prej tyre.
Teksa ai thyen arrat, gjaku rrjedh nga koka e tij por kjo nuk e ndalon atë për të "shkatërruar" rekordin e mëparshëm prej 217 arrash.
"Qëllimi im është të bëj 50 rekorde botërore. Jam duke u stërvitur shumë dhe sa herë që vendos një rekord të ri, më jep shumë lumturi,"-tha ai.
Rekordi botëror i Guinnessit për shumicën e arrave të thyera me kokë në një minutë ishte 217, i arritur nga indiani Navin Kumar në nëntor të vitit të kaluar.





