Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje pranë një karburanti në zonën e Selitës, në kryeqytet.

Burime nga policia raportojnë për një person të plagosur, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri ndërsa nuk dihet ende motivi.

I lënduari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ende, është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje mësohet se janë dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim. 

Në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet policore, që po punojnë për zbardhjen e saj.