Mëngjesin e sotëm policia italiane ka sekuestruar një tjetër gomone me rreth 300 kilogram marijuanë në provincën e Leces, ndërsa janë arrestuar dy skafistët shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Gomonia është pikasur nga policia në afërsi të plazhit "Le Cesine" në komunën Vernole dhe menjëherë është vendosur në ndjekje të saj. Dy shqiptarët kanë shtuar shpejtësinë e gomones dhe pas mbërritjes në bregdet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë.

Pas kërkimeve intensive, policia ka mundur të kapë dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyror “Le Cesine.” Karabinierët kanë sekuestruar gomonen me 294 kg marjuanë si dhe 16 kg hashash me një vlerë përftimi tregu mbi 3 milionë euro.