Në orën 08:33 të mëngjesit të sotëm në lagjen "Kushtrimi", Vlorë pranë një lokali ka ndodhur një konflikt verbal duke përfunduar në konflikt fizik.
Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës "thikë" shtetasi I.S, 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë pas hetimeve të menjëhershme kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen e autorit si dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë Vlorë.
Blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se po kryhen veprimet proçeduriale për arrestimin e shtetasit Xh.A, 18 vjeç, banues në Vlorë.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta midis disa të rinjve. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave.





