Albert Veliu i njohur si “Babalja” është arrestuar në Kosovë për llogari të autoriteteve shqiptare.
Veliu akuzohet për “kallëzim të rremë” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”
“Babalja” është i përfshirë në audio-përgjimin, ku dyshohet si i implikuar vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj.
Albert Veliu apo “Dëshmitari X”, është ndaluar edhe më parë në Kosovë. Në 28 Maj 2018 Veliu u ndalua në Shtime, pranë Ferizajt në Kosovë. Ai ishte bashkë me djalin e tij, në momentin e ndalimit nga policia vendase/





