Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes në fshatin Shëlli.

Pas një orë ndjekjeje, uniformat blu kapin e prangosin autorin e ngjarjes.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes  kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku  si pasojë mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.