Një vajzë 21-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar pesticide.

Rasti shtë regjistruar ditën e mërkurë në Durrës (10 tetor) dhe bëhet fjalë për shtetasen A.D.

Policia bën me dije se ajo ka shkuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, pasi kishte konsumuar pesticide.

Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen arsyet që e shtynë të renë drejt këtij akti, por vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.