Nehat Kulla i dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit ka kërkuar liri me kusht duke u penduar pas shtatë seancash gjyqësore.

Ai kërkoi liri me kusht për shkak  të gjendjes së rënduar shëndetësore.

“Kam respektuar lejet shpërblyese. Kam gruan në gjendje të rënduar shëndetësore. Pjesën e mbetur të dënimit kërkoj ta kryej në shtëpi. Dua ta kryej gjithë dënimin”, është shprehur ai.