Plagoset me thikë një shtetas, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Alfred Muça, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e  Bulqizës,  pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin D.L, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë  Dibër për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet  89 dhe 279, të Kodit Penal.