Një 28-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët për vrasjen e Makha Niang nga Senegali, natën midis 17 dhe 18 prillit. 28-vjeçari Genard Dulaj akuzohet se ka qëlluar dhe vrarë një senegalez. I riu shqiptar është tanimë në burg, i akuzuar gjithashtu edhe për posedimin e një arme, raportojnë mediet italiane.
Tetë kamera sigurie janë skanuar nga hetuesit në Rimini, që çuan në zbulimin e autorit të vrasjes. Shqiptari qëlloi për vdekje të riun senegalez, ndihmëskuzhinier në Itali. Shqiptari u arrestua edhe më herët, por tani është zyrtarisht nën akuzë për vrasje. Sipas policisë italiane, shqiptari Dulaj është arrestuar pak kohë pas këtij krimi, për një tjetër, trafik e shitje droge.
Bashkë me 28-vjeçarin shqiptar është arrestuar edhe një bashkatdhetar i tij, të akuzuar për vjedhjen e një ndërtese në Sant'Ermete.





