Aksidentohet për vdekje një person në Tiranë.

Rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin A.Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale, thotë policia në njoftimin e saj paraprak.