Nga punonjësit e Policisë në Komisariatin e Policisë Përmet në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Barjam Sejat, 64 vjeç, banues në Përmet.

Arrestimi i tij u bë pasi i kishte marë me qira tokat shtetasit A.H, 70 vjeç, banues në Durrës, qiranë e të cilave e ka paguar me 42 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe të dyshuara të falsifikuara.

– Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 42 kartemonedha të prerjes 1000 lekëshe.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 183/2  i Kodit Penal.