Një 44-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Jani Goro, banues në Himarë, nuk është mjaftuar me kaq, por ka goditur me sende te forta edhe punonjësin e policisë, i cili po e shoqëronte drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë.

Ngjarja është regjistruar dje më 8 tetor.

Tashmë ndaj tij rëndojnë 3 akuza "Dhunë në familje", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditja për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.