Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Kujtim Muçkalli, 43 vjeç, banues në fshatin Arzë-Devoll, njoftoi Policia.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike tip “Kallashnikov”, pa lejen e organeve përkatëse, shtuan të njëjtat burime.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.





