Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 2-mujor për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" dhe "Vjedhja në bashkëpunim"  u ndaluan shtetasit:

 • Renato Glloga, 23 vjeç, banues në Durrës;

 • Firdus Tarko, 28 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit F.B. 34 vjeç.

Si vodhën 359 bateri makinash dhe vaj lubrifikant

Tre shtetasit e mësipërm, R.Glloga punonjës në një pikë shitje baterish me shumicë dhe F.B. magazinier në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudhën qershor – gusht 2018, në mënyrë sistematike duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur 359 bateri makinash dhe vaj lubrifikant duke ia dhënë shtetasit F.Tarko. Ky i fundit më pas gjente tregun për t'i shitur.

Policia informon se janë sekuestruar një sasi baterish.

Ndërkiohë vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për nenet 135, 134, 25 të Kodit Penal.