Policia ka marrë në mbrojtje Xhisiela Malokun pas sulmit me eksploziv që ndodhi sot në banesën e gjyshit të saj.
Mësohet se blutë e Krujës ndodhen në banesën e Ramazan Muçës, gjyshit nga mami i Xhisiela Malokut, 25-vjeçares e cila jeton aty bashkë me nënën dhe motrën.
Gjithashtu policia ka marrë plan masash për sigurinë e vajzës dhe familjes së saj, e cila prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes së kronikës dhe politikës.
Në një prononcim për mediat, Xhisiela tha se gjithçka është bërë nga PD dhe opozita dhe se ajo nuk është e kërcënuar nga fisi Rraja por nga opozita.





