Një tjetër makinë që ka hyrë në vendin tonë përmes pikës kufitare në portin e Durrësit, ka rezultuar se është vjedhur në Itali.
Sipas policisë, mësohet se mjeti tip “Renault”, i përkiste shtetasit M.Z., vjeç 35, banues në Sukth.
Ai ka ardhur nga Italia ditën e diel me këtë mjet, dhe pas verifikimit në sistem, rezultoi se ishte vjedhur në vendin fqinj.
Ndaj 35-vjeçarit u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, neni 141/a i Kodit Penal.





