Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmë para mesnatës në Fushë-Krujë, në fshatin Larushk.

Policia e Durrësit informon se: "Më datë  07.10.2018, rreth orës 23:30,  në fshatin Larushk në Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale".

Sipas të njëjtit burim zyrtar, mësohet se uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë shoqëruar në Polici 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.