Një makinë tip fouristradë me targa AA 255 JH ka dalë nga rruga pasditen e së dielës rreth orës 18:30 duke rënë në greminë në fshatin Surrel të Tiranës, rrugës për në Dajt.

Policia tha se 38-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa 60-vjeçari L.B. dhe Z.A., 55-vjeç janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.