Një sherr me thika mes dy shoferësh ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur tek stacioni i qytetit të Ersekës, ku në grindje janë përfshirë shoferi i një autobusi dhe i një furgoni.

Si pasojë e sherrit për motive banale, ka përfunduar i plagosur shoferi i autobusit Mariglen Sardi i cili është qëlluar 3 herë nga shoferi i furgonit që punon taksi pa licensë, Rei Elmasllari.

Mësohet se edhe ditë më parë, Elmasllari ka kërcënuar me dru shoferin e autobusit.