Një 52-vjeçar në Durrës është arrestuar në flagrancë nga policia e qytetit të shtunën e 6 tetorit.

Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasi i prangosur është shtetasi A.M., banues në Durrës.

52-vjeçari dyshohet se në banesa ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij shtetasve Z.M, 41 vjeçe dhe L.M, 10 vjeç, banues në Durrës.

I arrestuari akuzohet për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.