Policia britanike është shtangur gjatë një kontrolli, pasi zbuluan një fabrikë të sofistikuar kanabisi që ishte përshtatur brenda një vile. Oficerët zbuluan 400 bimë kanabisi gati për t’u korrur në Charlton, të cilat ishin mbjellë në dhoma me ndriçim të avancuar dhe sistem ajrimi.

Policia arrestoi një 27-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, i cili dyshohet se është pjesë e një bande të organizuar kriminale. Mediat vendase shkruajnë se oficerët e policisë e kishin zbuluar banesën teksa ndodheshin në zonë për një tjetër incident, që nuk kishte lidhje me këtë.

“Por një moment që shkuan aty, ata vunë re shumë shpejt se diçka nuk shkonte, ndaj vendosën që të bënin kontroll”. I riu shqiptar ndodhet i ndaluar në policinë e Londrës, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet.