Policia dhe mediat italiane kanë publikuar videon e arrestimit të çiftit shqiptar që u ndalua sot paradite në aeroportin Fiumicino të Romës. Ata do të udhëronin më pas drejt Rinasit.

Bëhet e ditur se ata po transportonin në valixhet e tyre 5 kg kokainë, njoftojnë mediet italiane. Njoftimet për këtë ngjarje janë akoma paraprake.

Bëhet e ditur se çifti po kthehej nga Brazili ku kishte shkuar për muajin e mjaltit. Autoritetet italiane thonë se sasia e drogës e ndarë në 100 000 porcione mund të sillte deri në 2 milion euro fitime.