Ndalohet në Kakavijë një person i katërt, i dyshuar për përfshirjen e ngjarjen e mbrëmjes së kaluar në Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Burimet bëjnë të ditur se personi i ndaluar është Geldo Hoti, banues në Tiranë. Mësohet se edhe ai është efektiv i trupave Komando të Ushtrisë.
Pritet që ai të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e së enjtes, në një lokal në ish-Bllok.





