Seksioni për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për pesë të rinj pasi i ka kapur ato me lëndë narkotike.
Një ditë më parë, gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në fshatin Pjezë në Shijak, shtetasve K.H., S.M., R.H., dhe H.M., vjeç 19, 19, 19 e 23, banues në Durrës, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike.
Po një ditë më parë, në lagjen nr.17 të Durrësit policia e qytetit i gjeti dhe sekuestroi 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, shtetasit E.D., vjeç 16, banues në Fllakë.
5 të rinjtë do të procedohen në gjendje të lirë për veprën penale të parashikuar në nenin 283/1 në Kodin Penal.





