Dy nga të plagosurit e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë, Ervis Martinaj dhe Leart Hasa janë dërguar në spitalin e Traumës.
Ky i fundit është blinduar nga efektivët e shumtë të policisë, që duke iu frikësuar përshkallëzimit të konfliktit janë të shumtë në numër përreth spitalit.
Në atentatin e realizuar brenda një lokali në zonën e sih-Bllokut humbi jetën Rigers Gaxha, truprojë e Martinajt.





