Policia kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçare nga Durrësi të shpallur në kërkim.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se është ndaluar shtetasja E.O, banuese në Durrës, e cila është dënuar me tre muaj burg.
Mësohet se e arrestuara është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për veprën penale "Mashtrimi".
Neni 143/1 i Kodit Penal.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.10.2018, në S.P.K Morinë, u ndalua shtetësia në kërkim E.O., vjeçe 34, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.





