Një 67-vjeçareje nga Durrësi i ishte kthyer jeta në ferr, prej dhunës sistematike të ushtruar ndaj saj, pikërisht nga ai që presupozohet t’i bëhej krah në moshë të pleqërisë, i biri.
Rasti më i fundit i dhunës është regjistruar një ditë më parë, por për fatin e mirë të gruas tashmë i biri do të kalojë disa kohë pas hekurave, pasi është arrestuar në flagrancë.
Megjithëse 67-vjeçarja B.Filja ishte pajisur disa herë me urdhër mbrojtës ndaj të birit, 37-vjeçari Sokol Filja e ka dhunuar disa herë nënën e tij.
Kur kamë parë shenjat e dhunës së shkaktuar, efektivët nuk kanë nguruar për asnjë moment për të çuar pas hekurave djalin dhunues.
Policia konfirmon për DurrësLajm se 37-vjeçari njihej mjaft mirë nga forcat e rendit, pasi edhe herë të tjera ai ishte shoqëruar në komisariat po për të njëjtën akuzë.
Pajisja e nënës së tij me urdhër mbrojtje, nuk e frenonte aspak Sokolin ta dhunonte atë fizikisht dhe psikologjikisht.





