Një sherr masiv, në të cilin kanë mbetur të përfshirë 4 të rinj, ka lënë të plagosur lehtë dy prej tyre.

Policia e Durrësit sqaron se ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, ndërkohë që të rinjtë i përkasin moshës 21 dhe 22 vjeç.

“Më datë 02.010.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit H.K., dhe M.B., vjeç 21 e 22, banues në Durrës, pasi në lagjen 13, Plazh, kanë goditur me grusht, shtetasit R.G., dhe  H.L., vjeç 21 e 22, banues në Durrës”,- njofton policia.

Nuk dihet ende arsyet që shkaktuan sherrin që degjeneroi deri në konfrontim fizik.