Oficerët e Antikrimit Ekonomik në Vlorë vendosën sot nën sekuestro një tjetër pasuri të familjes së Habilajve.
Sipas informacioneve jo zyrtare, me urdhër të prokurorisë u vendos shiriti i sekuestros te një pikë karburanti në afërsi të spitalit rajonal, e cila është në pronësi të Artan Habilajt, vëllait të Moisi Habilajt, nën hetim në Shqipëri dhe në Itali për trafik droge.
Sekuestrimi është bërë në zbatim te ligjit “antimafia” për pasuri të dyshuara që mendohet se janë krijuar nga aktivitet kriminal.





