Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit ditën e sotme. Autobusi i linjës Berat-Tiranë ka përplasur një motoçikletë tek Ura e Goricës. Si pasojë e përplasjes janë rrëzuar e plagosur një çift i moshuarish që ndodheshin mbi motor.
Çifti i të moshuarve është dërguar menjëherë në Spitalin e Beratit me ardhjen e ambulancës.
“Rreth orës 10:15 tek Ura e Goricës mjeti Autobus me drejtues shtetasin P.Sh, 24 vjeç u përplas me një motor tip Yamaha me drejtues shtetasin N.Gj, 66 vjeç, banues në Durrës,” bën me dije policia.
Për pasojë u dëmtuan shtetasi N.Gj dhe bashkëshortja e tij shtetasja B.Gj, 59 vjeçe, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





