Ndalohet autori kryesor i dyshuar për vrasjen me thikë të 36-vjeçarit në fshatin Arras.
Policia e Dibrës gjatë orëve të natës, falë një pune të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e vendodhjes së autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur më datë 30.09.2018.
Ndalohet shtetasi Aleksandër Balla, 23 vjeç, banues në fshatin Muhur.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras, në bashkëpunim me vëllanë e tij Vangjel Balla (i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal.





