Mediat kosovare raportojnë se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Sipas tyre, ky vendim erdhi pasi Tahiri nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike.
Sipas tij, të gjitha këto pritet të ndikojnë në mosliberalizimin e vizave. Tahiri i ka ofruar dorëheqjen kryetarit të partisë dhe kryeministrit të vendit, shkruan Gazeta Express.
Ofrimi i dorëheqjes vjen si pasojë e problemeve të fundit në sistemin e drejtësisë dhe ndërhyrjeve politike në të. Megjithatë akoma nuk është konfirmuar pranimi i dorëheqjes së Tahirit.