Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia kufitare e portit të Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë kontrolllit të dokumentacionit të pasagjerëve në hyrje në Portin e Durrësit kanë konstatuar dhe kapur shtetasin Ermal (Alberto) Daci 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni", "Rrëmbim personi" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë " parashikuar në nenet 61, 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.