Tre të arrestuar, dy të denoncuar, 11 në kërkim si dhe 30 të tjerë nën vëzhgim, ishte bilanci i një aksioni policor të ushtruar dje nga policia italiane ne Macerata. Policia sekuestroi 4 kg drogë, mes të cilave hashash, marijuanë, dhe kokainë.

Operacioni i koduar “Rosa dei venti”, kishte marrë indicie nga tatuazhet që kishte në dorë dhe qafë shqiptari Dranoel Ndoja, për të cilin mediet italiane, referuar policisë së vendit fqinj, raportojnë se ishte drejtuesi i kësaj bande.

“Ansa” shkruan se hetimet për këtë grup kriminal nisën në 2017-n, duke përdorur përgjimet telefonike dhe monitorim me sistemin GPS. Pas disa muajsh hetimesh, përveç Ndojas u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë, Carlo Raimondi dhe Michal Radejovsky.