Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë. Përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.
“Rreth orës 19:25, në fshatin Xengë, Divjakë, shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, është përplasur me mjetin tip ‘Fiat’, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier”, njofton Policia.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi O.K. Shtetasit G.B dhe E.A, 38 vjeç (pasagjer në mjetin tip “Fiat”), ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





