Një nga blogeret dhe modelet më të njohura në të gjithë botën Chiara Ferragni, ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram” kur ka folur shqip.

Chiara, e cila kurorëzoi dashurinë e saj me partnerin Fedez, më datë 1 shtator, ka publikuar disa video sot në “Instastory” teksa po ushqente djalin e saj.

Në momentin që vogëlushi Leo e mbaroi ushqimin, blogerja dëgjohet teksa i thotë ‘bravo, bravo amore’. E në fund të videos dëgjohen edhe dy fjalë në gjuhën shqipe: “Shumë mirë”.

Dhe të gjithë u habitëm nga ky detaj, duke ditur se asnjë nga çifti i famshëm nuk ka prejardhje shqiptare!