Njohësi i çështjeve socio-ekonomike, Alban Zogaj, ka publikuar një hulumtim se sa është përqindja e papunësisë në qytetet e Kosovës. Sipas asaj që Zogaj ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Prishtina renditet e para me papunësi.
Ky hulmutim i realizuar nga “Milenium Foundation” tregon se në Prishtinë norma e papunësisë është 24.3%, Gjilani me 16.8% pastaj Mitrovica me 15.2% të papunësisë.
Pas tyre vijnë:
Peja 15%
Ferizaj 14.3%
Prizreni 14.2%
Gjakova 9.5%
Për ata që kanë interes ta shohin hulumtimin e plotë, klikoni KËTU.