Fëmijët e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi nuk u paraqitën sot për të dëshmuar përballë babait të tyre, Fadil Kasemi.

Dy fëmijët duhet të dëshmonin në proces te Krimet e Rënda.

“Dy fëmijët pranojnë të dëshmojnë pa praninë e babait”,  ka thënë avokati i familjarëve të viktimës.

Fadil Kasemi qëlloi për vdekje ish-gjyqtaren Fildes Hafizi në përpjekjen e tij të dytë, pas mosmarrëveshjeve në çift dhe ndarjes prej saj, në gusht të vitit 2017.

I akuzuari nuk e pranoi krimin fillimisht, duke u justifikuar me probleme mendore, por ekspertiza e nxori atë të aftë mendërisht.